12.9.09

Venin tonë e sunojmë vet!

Popullore:
Efendi, na çka me ba,
A ban turkut pushkë m’i ra?
Myderrizi kish pas thanë:
"Kur asht fjala për Vatan,
Jo veç turkut e ati tjetrit,
Po ni plumb kush ja jep Mbretit,
Ka me shkue në lula të xhenetit!"


Fjalt e hoxhës kur i nguen,
Të tanë burrat n’kamë u çuen,
Lidhën besën e pajtuen gjaqe,
Me vent tonë s’ka pazarllaqe!
S’njohim pashë, kral as mbret,
Venin tonë e sunojmë vet!

31.7.09

të mirët

Para fytyrës sime janë ata:
të mirë- sa të mirë që janë,
të bukur- sa të bukur që janë,
të pasur- sa të pasur që janë...
I keq, i shëmtuar e i varfër bëhem…
Sa herë që e kthej kokën...
Dhe i shoh…
Ata!

Diçka nuk është në rregull!
Kjo botë nuk mund ta përballojë këtë bukuri!
Rebelimi i saj - një tërmet i llahtarshëm po afrohet…
Ikni, o ju të mirët!

Ju... të bukurit, të pastrit?
Ju... të moralshmit, dijetarët?
Ju... më të mirët dhe të vetmit?
Ju ekzistoni?! Vetëm ju jetoni?!

Gjëra të gërditshme sjell tërmeti!
Të mirën e tyre nuk e mohon, sepse nuk e njeh!

Ju nuk jeni të bukur! Nuk jeni të pastër! Nuk jeni të mirë!
Me plumba e letër bleni maska fytyrash në bordelet e shpirtit!

Afrohuni, mos u frikësoni…
Kam një plumb të këndshëm të arsyes për ballin tuaj të egër,
që do t'ju kthej në baltën që ua heq maskat!

Ju duhet të treteni...
Që njerëzit e njerëzishëm të jetojnë!

13.3.09

Proteksionzimi

Importojnë mend nga jashtë, sepse vet nuk kanë.
Jetojnë me lëmosha intelektuale.
Nuk kanë asgjë tonën.

Nëse ua ndalojmë këto transaksione vdekjeprurëse, ata thjesht pushojnë së ekzistuari.
Sepse nuk kanë asgjë, pos parazitëve që i marrin nga ata që i kanë bërë ata që janë.

Kjo është lufta jonë proteksioniste.

9.3.09

Google 2084



Via mbreti i tregut

8.3.09

Nuk ka shpëtim

15.2.09

Authors@Google: Garr Reynolds

Një prezentim shumë i mirë rreth metodave më të mira të prezentimit nga Garr Reynolds, ekspert i komunikimit dhe krijues i Web site-it më të famshëm rreth prezentimeve, presentationzen.com. Ofron këshilla të dobishme për një prezentim të qartë e interaktiv me materiale mbështetëse audio-vizuele.

10.2.09

Kriza

nga Herman Daly
(përkthim nga anglishtja, artikulli origjinal në:
http://www.adbusters.org/magazine/81/the_crisis.html)
Trazirat që po e prekin ekonominë botërore e që janë shkaktuar nga kriza e hipotekave në SHBA nuk janë me të vërtetë krizë e "likuiditetit" siç quhen shpesh. Një krizë e likuiditetit do të thoshte se një ekonomi është në probleme të thella sepse bizniset nuk mund të sigurojnë kredi dhe hua për t'i financuar investimet e tyre. Faktikisht, kriza është rezultat i mbi-rritjes së aseteve financiare në krahasim me pasurinë reale- e kundërta e mungesës së likuiditetit. Ne duhet të kthehemi një hap mbrapa dhe të shqyrtojmë disa nga fundamentet që zakonisht injorohen nga ekonomistët dhe komentatorët e obsesionuar me rritjen.